Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska informon rreth takimit që patën së bashku me me kryetaren e Platformës Kombëtare për Ndërmarrësi të Grave, Valentina Disoska me një delegacion të Gender Task Force nga Kroacia dhe Mali i Zi.
Postimini plotë:
Së bashku me kryetaren e Platformës Kombëtare për Ndërmarrësi të Grave, Valentina Disoska, patëm një takim me një delegacion të Gender Task Force nga Kroacia dhe Mali i Zi, të udhëhequr nga presidentja Mary Ann Rukavina Cipetić.
Në takim u prezantua puna e Këshillit për ndërmarrësi të grave të Qytetit të Shkupit dhe aktivitetet e tij të deritanishme, të cilat kanë për qëllim inkurajimin e mbështetjes më të madhe për gratë ndërmarrëse dhe krijimin e programeve për mbështetje financiare për gratë që po fillojnë historinë e tyre ndërmarrëse.
Si rezultat i pjesëmarrjes aktive të Këshillit me propozime në krijimin e politikave të Qytetit të Shkupit, në vitin 2023 për herë të parë është paraparë mbështetje financiare për nxitjen e ndërmarrësisë femërore në nivel lokal. Këshilli i Qytetit të Shkupit tashmë është përsëritur si praktikë e mirë në 15 komuna të tjera në Maqedoni.
Në takim u dakorduan aktivitetet e ardhshme ndërkombëtare për bashkëpunim ndërmjet grave ndërmarrëse nga Maqedonia, Kroacia dhe Mali i Zi, ndërlidhja e tyre, shkëmbimi i përvojave pozitive dhe praktikave më të mira me qëllim të zhvillimit të ndërmarrësisë femërore.
