www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Patentë shoferët me “RM” do të vlejnë deri në fund të vitit! Me 90 vota “pro”, pushteti dhe opozita i mbështetën ndryshimet e ligjit

Posted on February 12, 2024 by User User1

Ndryshime urgjente ligjore për vlefshmërinë e patentë shoferëve, shkruan TV21. Me 90 vota “për”, u miratuan ndryshimet në Ligjin për Siguri në Komunikacionin Rrugor. Propozimi i ligjit është nënshkruar nga të gjitha grupet parlamentare, si nga pushteti ashtu edhe nga opozita, Nikolla Micevski, Martin Kostovski, Vjollca Ademi, Adnan Neziri, Dimitar Apasiev dhe Pavle Trajanov. Bëhet fjalë për ndryshime të vogla të ligjit me qëllim për të zgjatur datën e vlefshmërisë së patent shoferit me emrin e vjetër të shtetit, dhe në vend deri në ditën e sotme do të vlejnë deri në fund të vitit, por vetëm për përdorim të brendshëm.

Në këtë seancë morëm vendim të përbashkët për të propozuar miratimin e ndryshimeve në Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor. Këto janë ndryshime të vogla të zgjidhjes ligjore në dispozitën ku në nenin 5 fjalët 12 shkurt 2024, pra sot, zëvendësohen me fjalët 31 dhjetor 2024 ose deri në fund të vitit. Besojmë se kjo zgjidhje ligjore do të ndihmojë në tejkalimin e problemeve me dokumentet personale, patentë shoferët e qytetarëve”, tha Nikolla Micevski, koordinator i VMRO-DPMNE.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara