www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Do të ishte e bujshme, Jose Mourinho drejt Bayern Munich…

Posted on February 12, 2024February 12, 2024 by User User1

Një Champions i fituar në mënyrë surprizë me Porton në sezonin 2003-2004, dy tituj kampionë radhazi me Chelsean në Angli dhe Tripleta e famshme me Interin në 2010-ën. Ishin këto sukseset që katapultuan Jose Mourinhon mes trajnerëve më të mirë dhe e bënë ashtu siç ai preferonte të vetëquhej, “Special One.”

Sipas raportimeve të mediave gjermane, trajneri i shkarkuar nga Roma, Jose Mourinho, po mëson gjermanisht dhe po përgatitet për të marrë drejtimin e Bayern Munichut. Trajneri u shkarkua nga Roma muajin e kaluar, pavarësisht se kontrata e tij do të skadonte më 30 qershor, ku u zëvendësua nga Daniele De Rossi. Ai pritej të kthehej në Premier League ku Newcastle United kishte shprehur interesim, ndërsa edhe klubet nga Saudi Pro League ende janë në kërkim të portugezit, ku më parë kishte refuzuar propozimet nga ky vend.

Megjithatë, gazeta Bild, zbuloi se Mourinho po kalon kohën e lirë duke mësuar gjermanisht dhe duke u përgatitur për një përvojë të re në Bundesligë. Duke marrë parasysh tensionin rreth rezultateve dhe paraqitjeve të dobëta të fundit për Bayern Munich, Thomas Tuchel mund të mos zgjasë qëndrimin deri në fund të sezonit. Mourinho tashmë ka fituar titullin e kampionit në Portugali, Itali, Angli dhe Spanjë, kështu që kjo do t’i lejonte atij të shtonte të pestin vend në koleksionin e tij. Carlo Ancelotti mbetet trajneri i vetëm në histori që ka fituar të pesë ligat kryesore evropiane.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara