www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kovaçevski pranon se kandidat për kreun e shetit ka shumë, mes tyre dhe Pendarovski

Posted on February 10, 2024 by User User1

Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për kandidatët për president të vendit tha sot se janë propozuar disa kandidatë eminentë të mundshëm. Ai theksoi se edhe presidenti aktual Stevo Pendarovski është propozuar nga organizatat komunale, ndërsa janë propozuar edhe ish kryetarë tjerë të shtetit, ish kryetar të LSDM-së, ish sekretarë të LSDM-së dhe ish gjyqtarë të lartë.

Kovaçevski në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetarin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, Lars Klingbeil i pyetur se sa nominime ka për një kandidat presidencial është përgjigjur se nuk mund ta thotë numrin e saktë, “por që bëhet fjalë për disa kandidatë eminentë të mundshëm”.

“Nuk mund t’ju them saktë se sa kandidatë të mundshëm janë propozuar, sepse nuk i kam numrat. Ata mblidhen në sektorin e sekretarit organizativ. Bëhet fjalë për kandidatë eminent duke përfshirë edhe presidentin Pendarovski i cili është propozuar nga organizatat komunale. Atë që kam mundur të shoh dhe që kemi marrë nga organizatat komunale vetëm konfirmon se LSDM është parti e madhe, parti që disponon potencial të lartë kadrovik dhe që gjithmonë ka kandidatët më të mirë për të gjitha pozitat”, shton Kovaçevski.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara