www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

A i frikësohen popullaritetit të Kurtit siç pretendon opozita në RMV, Xhaferi: BDI ka strukturë drejtuese, le ta thonë ata

Posted on February 10, 2024 by User User1

Kryeministri i qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka treguar se urimin e vetëm që ka marrë nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për zgjedhjen si kryeministër, është ai përmes postimit që ka bërë në Facebook.

I pyetur nëse e ka telefonuar Kurti, Xhaferi ka thënë “Nuk më ka marrë në telefon, ai ka zgjedhur këtë mënyrë komunikimi”, raporton Express.

Ai është pyetur edhe për raportimet se Kurti dhe BDI nuk kanë raporte të mira.

“Unë nuk i shoh gjërat kështu. Kurti është kryeministër i Republikës së Kosovës, unë jam kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai ka zgjedhur të më përgëzojë përmes Facebook-ut, ndaj nuk ka arsye që unë t’i lidh marrëdhëniet ndërpartiake me marrëdhëniet ndër-institucionale. Janë dy gjëra të ndryshme”, ka deklaruar ai në një intervistë për DË.

Për pretendimet e opozitës se BDI’ja ka frikë nga popullariteti i Kurtit, Xhaferi ka thënë se për këtë duhet të flasë struktura drejtuese e BDI’së.

“BDI ka një strukturë drejtuese, duhet të shkoni tek ata që t’ju thonë nëse kanë frikë apo jo”, ka thënë ai.

Në këtë intervistë, ai ka folur edhe për turbullirat në qeveri, problemet me dokumentet e udhëtimit, kritikat se është “dezertor” dhe për pirjen e duhanit në Parlament.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara