www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Snopçe: Sot BDI emëron dy ministra të rinj, ASH nuk ka kërkuar shkarkimin e tyre

Posted on February 9, 2024February 9, 2024 by User User1

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe sot në një deklaratë për media ka theksuar se partia nuk ka kërkuar shkarkimin e ministrave të Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informative dhe Administratës, Fatmir Mexhitit dhe Azir Aliut. Ai tha se shkarkimi i tyre bëhet me propozim të BDI-së.

“Dua të raportoj se Aleanca për Shqiptarët nuk e ka kërkuar një gjë të tillë nga Qeveria, nga zoti Talat Xhaferi si kryeministër teknik i kësaj qeverie. Autoritetet e ASH-së qëndrojnë pas ministrave Aliu dhe Mexhiti dhe Kuvendit Qendror dhe Kryesisë. Kjo është dëshmuar mbrëmë ku fizikisht kanë qenë të pranishëm 17 nga 29 anëtarët e Kryesisë”, tha Snopçe.

Vendimi nuk ka të bëjë me partneritetin tonë në këtë Qeveri. Nëse ndodh një gjë e tillë, dua të them se nuk kemi asnjë obligim ndaj marrëveshjeve me këtë Qeveri dhe me LSDM-në dhe me askënd tjetër. Pra, ata vetë vendosin të na nxjerrin nga Qeveria, diçka e ngjashme me atë që ndodhi në 2017″.

“Një fakt interesant është se kjo po ndodh nën stafetën e Artan Grubit dhe mesa duket ata njerëz bashkëpartiake që nuk janë dakord me thirrjen e kryetarit tonë në zgjedhjet e ardhshme për të shkuar bashkë me opozitën nëpërmjet Artan Grubit duan të bëjnë grusht shteti në parti dhe mesa duket kanë zgjedhur një ushtrues detyre të atij grupi, i cili është Artan Grubi”, tha Snopçe.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara