www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Keqtrajtoi një fëmijë 3-vjeçar në çerdhe, Prokuroria nis hetim për kujdestaren

Posted on February 9, 2024February 9, 2024 by User User1

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj një kujdestareje 32 vjeçare në kopshtin e fëmijëve, për të cilën ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale në vazhdimësi – “Moskujdes dhe keqtrajtim i fëmijës” nga neni 201 paragrafi 1 në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal.

“Në periudhën kohore 2022-2023, e punësuara e dyshuar në një kopsht në Radishan ka ushtruar dhunë mendore dhe fizike në disa raste ndaj një fëmije tre vjeçar, i cili frekuentonte çerdhen. Ajo iu drejtua fëmijës me fjalë fyese, e tërhoqi zvarrë dhe ia tërhoqi flokët, kështu ai ka vuajtur nga një frikë dhe stres i madh, që ka sjellë si pasojë humbjen e të folurit dhe frikën për të shkuar në kopsht”, thuhet në njoftimin e PTHP.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e disa masave ndaj të dyshuarës: ndalimi për t’u larguar nga vendbanimi, detyrimi i të dyshuarës për t’u paraqitur herë pas here te një zyrtar i caktuar ose tek një organ kompetent shtetëror, konfiskimi i përkohshëm i lejes së udhëtimit, ose dokument tjetër për kalimin e kufirit shtetëror, d.m.th. ndalim për dhënien e tij, ndalim të vizitës në kopsht dhe të gjitha objektet që janë pjesë e të njëjtit kopsht, ndalim për afrimin ose vendosjen, gjegjësisht mbajtjen e kontakteve ose marrëdhënieve me fëmijën e dëmtuar, me prindërit dhe me dëshmitarët, si dhe ndalimin e ndërmarrjes së disa aktiviteteve të punës që kanë të bëjnë me veprën penale, përkatësisht largimit nga vendi i punës.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara