www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shkarkohet Mustafa Imeri shkaku i një fotografie me Izet Mexhitin

Posted on February 8, 2024February 8, 2024 by User User1

Skandaloze, shkarkohet nga detyra shefi i katedrës në gjuhën shqipe pranë shkollës së mesme të Muzikës, Ilija Nikollovski Lluj, Mustafa Imeri, sipas të cilit shkak i shkarkimit ishte ajo se ai ka përkrahur mendimin ndryshe dhe ka publikuar një foto me kreun e Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, shkruan Alsat.

“Pushtetarët e plotfuqishëm vendosën ndryshe, sepse përkraha mendimin ndryshe, shkaku i një fotoje me kreun e Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti. Çfarë porosie është kjo dhe sa goditje e ulët është kjo. Ky fenomen ndaj mendimit ndryshe nuk ndodh vetëm në këtë shkollë, por kjo është prezentë në gjithë vendin dhe në të gjitha institucionet. Kjo qeveri teknike e ka nisur mbrapsht këtë 100 ditësh. Unë jam në anën e popullit. Të nderuar ju po shkarkoni por populli po bashkohet. Këtij zullumi i kanë ngelur vetëm 90 ditë. Me votën tonë do ta shkatërrojmë këtë pushtet. Ndryshimi po vjen”, tha Mustafa Imeri, LEN.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara