www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Lloga-Tunç në Ankara: Bashkëpunimi i ndërsjellët do të intensifikohet në të gjitha nivelet në gjyqësor

Posted on February 8, 2024February 8, 2024 by User User1

“Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, gjatë vizitës dyditore në Ankara, realizoi takim me Ministrin e Drejtësisë së Republikës së Turqisë, Jilmaz Tunç.

Dy ministrat diskutuan për reformat në sistemin gjyqësor, teknologjinë informatike dhe thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve të dy vendeve mike.

U diskutua për reformat e mëdha në sistemin gjyqësor që janë parashikuar në Strategjinë zhvillimore (2024-2028), ndryshimet në Ligjin për këshillin gjyqësor, ndryshimet në Ligjin për prokurorinë publike, ligjin e ri për falje i cili është në procedurë parlamentare, si dhe Ligjin për ekzekutimin e sanksioneve.

Dy ministrat diskutuan edhe për bashkëpunimin e ndërsjellët, për protokollet dhe memorandumet e shumta që janë nënshkruar gjatë viteve të kaluara.

Është rënë dakord që, së bashku me ministrin e Turqisë, Jilmaz Tunç në Shkup të nënshkruhet memorandum për bashkëpunim në të gjitha nivelet, veçanërisht për sistemin e burgjeve për të mundësuar risocializimin e personave që vuajnë dënimin me burg.

Është shprehur gatishmëria për të organizuar konferenca ndërkombëtare dhe bilaterale, vizita studimore dhe programe për trajnim për institucionet gjyqësore.

Përvoja e Turqisë mike në fushën e së drejtës është e madhe. Pikërisht për këtë arsye është kërkuar nga autoritetet turke që me ne t`i ndajnë edhe përpjekjet për riintegrimin e Seksionit për të drejtat e njeriut, Njësisë për marrëdhënie ndërkombëtare, Seksionit për ndërmjetësim gjyqësor, Sistemit UYAP, Seksionit për marrëdhënie ndërkombëtare, Byrosë për përfaqësim pranë GJEDNJ-së, Njësisë për ndëshkim-korrektim dhe paraburgim në kuadër të programit të risocializimit dhe çështje të tjera, – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara