www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kovaçevski për shkarkimin e ministrave: Deputetët e LSDM-së do të votojnë sipas konkluzioneve që dalin nga qeveria

Posted on February 8, 2024February 8, 2024 by User User1

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sot tha se nuk mund të flasë për zhvillimet në Aleancë. Ai thotë se nuk e njeh kuadrin e komisionit të partisë për emrat e rinj të propozuar të ministrave dhe theksoi se deri më tani ka komunikuar vetëm me liderin Arben Taravari.

“Para dy ditësh kam folur me të dhe kam pasur gjithmonë komunikim zyrtar”, tha ish-kryeministri gjatë vizitës në kompaninë “Laplast-M”, duke u përgjigjur në pyetjen se kë njeh si legjitim, ASH-në e Selës apo ASH-në e Taravarit.

“Për mënyrën se si do të votojë grupi parlamentar i LSDM-së, do të votojë në përputhje me atë që do të dalë nga Qeveria dhe në bazë të qëndrimit të deputetëve të Aleancës”, shtoi Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetjen se si do të votojnë deputetët e tij nëse ka ndryshim të ministrave Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu.

Lidhur me anketat e fundit parazgjedhore të publikuara në RTMV, Kovaçevski tha se ato janë bërë nga një institut i afërt me opozitën OBRM-PDUKM dhe se kjo vetëm shpjegon se si dukeshin mediat deri në vitin 2016.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara