www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nuk fitoi as këtë vit asnjë çmim, Bebe Rexha ironizon “Grammy Awards”!

Posted on February 7, 2024February 7, 2024 by User User1

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qenë edhe këtë vit e nominuar për një nga çmimet e mbrëmjes më të madhe vjetore të ndarjes së çmimeve të muzikës, “Grammy Awards”. Bebe luftoi për të marrë çmimin “Kënga më e mirë e zhanrit Dance/Pop”, ku ishte nominuar për këngën “One In A Million”, por që ky çmim shkoi në duart e artistes australiane Kylie Minogue për hitin e saj “Padam Padam”.

Megjithëse ka qenë e nominuar edhe tri herë të tjera, një herë në vitin 2023 dhe dy herë në vitin 2019 Bebe Rexha nuk ka arritur asnjëherë që të fitojë një “Grammy” deri më tani në karrierën e saj. Gjithsesi Rexha ka qëndruar e motivuar duke publikuar në llogarinë e saj në Instagram disa fotografi ku ka shkruar:

Unë jam çmimi.

Ajo gjithashtu publikoi në ‘chatin’ e fansave të saj në Instagram një mesazh zanor, ku thoshte: “Ja pra ku jemi, katër nominime, katër humbje. Por gjithsesi, unë dukesha si vet çmimi natën e mbrëmshme dhe unë jam vet çmimi”.-vijoi Rexha. Bukuroshja ka qenë një pretendente shumë e fortë për të fituar çmimin “Grammy” vitin e kaluar, pasi ishte nominuar për hitin e saj “I’m Good (Blue)” me David Guettan, për çmimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”.

Ky çmim kishte shkuar në duart e Beyonce për këngën e “Break My Soul”, e cila çuditërisht ka shumë më ak popullaritet dhe dëgjime në platformat muzikore, se sa hiti e artistes me origjinë shqiptare. Bebe ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur gjerë e gjatë për karrierën e saj. Mes të tjerash ylli i muzikës pop ka treguar edhe cila është një gjë pa të cilën ajo nuk do të mund të jetonte.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara