www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ndikimi i magnezit në cilësinë e gjumit, çfarë duhet të dini!

Posted on February 7, 2024February 7, 2024 by User User1

Magnezi është vlerësuar si një suplement shtesë që ndikon në cilësinë e gjumit duke e përmirësuar atë ndjeshëm. “Magnezi është një mineral natyral që gjendet në trup dhe luan rol kyç në prodhimin e energjisë së trupit, sistemin kardiovaskular dhe sistemin nervor,”-thotë Shelby Harris, psikologe klinike. Ndonëse ajo vë në dukje se nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar plotësisht marrëdhënien midis gjumit dhe magnezit, ky suplement mund të ndihmojë në qetësimin e sistemit nervor, duke çuar në gjendje relaksi dhe reduktim të ankthit. Ky efekt qetësues ndikon për një gjumë më cilësor gjatë natës.

Përpos kësaj, mjekët thonë se magnezi përmirëson edhe gjendjen e përgjithshme fizike dhe mendore. “Jo vetëm që relakson muskujt, por nxit edhe rolin e një neurotransmetuesi thelbësor për krijimin e qetësisë në tru dhe trup,”-thotë mjekja West Fox. Përveç kësaj, ndihmon në uljen e stresit dhe rregullimin e kortizolit, hormonit të stresit, i cili nëse nuk kontrollohet mund të sjellë probleme me gjumin dhe ritmin e shëndetshëm cirkadian.

Ndërsa magnezi është një mineral që ndihmon mendjen dhe trupin të relaksohen për të fjetur, melatonina është një hormon që i sinjalizon trurit kur është koha për të fjetur. Kur përdoren së bashku, ato japin një efekt të fortë në përmirësimin e gjumit, reduktimin e simptomave të pagjumësisë, etj. Në përgjithësi çdo suplement ka udhëzimet përkatëse të dozimit në kuti, ndërsa mjekët rekomandojnë rreth 400 deri në 420 miligramë për burrat dhe 310 deri në 320 miligramë për gratë, kjo e marrë një orë para gjumit.

Ndërkaq, personat të cilët flenë shumë orë, kanë një nivel të lartë të LDL-kolesterolit të keq dhe sasi të ulët të HDL-kolesterolit të mirë. Këtë kanë njoftuar shkencëtarët holandezë. Gjumi rekomandohet të jetë afërsisht tetë orë në ditë. Personat të cilët flenë më pak se shtatë orë dhe personat të cilët flenë më shumë se tetë orë në ditë, janë të rrezikuar për të pasur probleme me zemrën, pavarësisht se shkencëtarët ende nuk kanë arritur ta gjejnë lidhjen e gjumit me sëmundjet kardiovaskulare.

Lajmet e fundit…

  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara