www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kuvendi miraton ligjin për lojrat e fatit / Bastoret dhe kazinotë 500 metra larg shkollave

Posted on February 7, 2024February 7, 2024 by User User1

Me 55 vota “për” nga 61 deputetë të pranishëm, Kuvendi votoi ligjin për lojërat e fatit, që ishte propozuar nga Qeveria me Flamur evropian.

Asnjë deputet nuk votoi “kundër”, vetëm një deputet I LSDM-së, sipas shifrave të shërbimeve të Kuvendit, kishte votuar “i përmbajtur”.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, para nisjes së seancës kërkuan që ky propozimligj të tërhiqet nga rendi i ditës, por kërkesa e tyre nuk kaloi. Megjithatë deputetët e opozitës nuk votuan “kundër”.

Me këtë ligj parashihet që distanca e objekteve për lojra të fatit të të jetë së paku 500 metra nga shkollat.

“Mënyra e matjes së distancës do të konstatohet me rregulloren e Ministrit për Financa, kurse do të vendoset edhe sistem informatic për organizatorët e lojrave të fatit përmes internetit, si dhe do të rritet kompensimi mujor për lojrat e fatit”, ligji për lojrat e fatit.

Ligji u mundëson që në afat prej një viti bastoret e automat-klubet t`i transferojnë hapësirat e tyre në distancën prej së paku 500 metrave.

Cmimi i një license për bastore do të rritet nga 105.000 euro në 200.000, kurse do të kufizohet edhe numri i vendeve të pagesave në 25 brenda një license.

Automat-klubet do të pagujanë licensë prej 100.000 eurove apo 22.000 më shumë se sa që ishte paraprakisht, kurse licensa do të kufizohet në tre hapësira afariste për të cilat automat-klubet duhet të paguajnë kompensim prej 30.000 eurove.

Ndërkohë, anëtarët e Asociacionit të bastoreve sportive të Maqedonisë dhe Asociaicioni për organizatorët e lojrave të fatit, përmes protestës para Kuvendit sërish kanë shprehur revoltën e tyre ndaj miratimit të ligjit.

Ata kanë kërkuar nga Presidenti Pendarovski që të mos e dekretojë këtë ligj, pasi, sic thonë, do të humben mijëra vende të punës./tvklan.mk

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara