www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Osmani: Qeveria nuk emëron dhe shkarkon ministrat, por Kuvendi

Posted on February 6, 2024February 6, 2024 by User User1

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në një konferencë për media në Qeveri, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, nuk ka thënë nëse është pranuar kërkesë për shkarkimin e ministrave të Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informative dhe Administratës. Ai shpjegoi vetëm shkurt procedurën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave. Nëse ka ndonjë kërkesë nga ndonjë prej partnerëve të koalicionit, ajo siç tha ai i drejtohet kryeministrit.

“Nuk emëron dhe shkarkon qeveria, por Parlamenti. Nëse ka një kërkesë nga ndonjë prej partnerëve të koalicionit, ajo i drejtohet kryeministrit dhe më pas kryeministri vendos nëse do ta kalojë atë në Kuvend dhe Kuvendi më në fund merr vendim për vendime të caktuara kadrore në Qeveri. Ministrat tanë emërohen dhe shkarkohen në Kuvend. Nëse ka diçka të tillë, kryeministri është i informuar dhe është ai që duhet ta informojë Kuvendin për vendime të tilla nëse ka një kërkesë të tillë nga një parti që është partner në koalicion”, theksoi Osmani.

Nga ana tjetër, i pyetur nëse do të jetë kandidat për president të vendit, ai është përgjigjur se këto janë vendime partiake.

“Këto janë vendime partiake, ne nuk kemi diskutuar për këtë, theksoi ministri.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara