www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Humbja ndaj Interit ngre pikëpyetje, a do të rinovojë Allegri me Juventusin?

Posted on February 6, 2024February 6, 2024 by User User1

Derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit ishte një ndeshje që prodhoi shumë raste dhe emocione, edhe pse u shënua vetëm një gol. Aq i mjaftoi Interit për të siguruar fitoren dhe tre pikët në kampionat. Humbja kundër Inter praktikisht nxori Juventusin nga gara për titull. Në fakt, nëse do i referohemi deklaratave të Allegrit, titulli nuk ka qenë kurrë një objektiv real i Juves, më shumë ishte një lojë e mediave dhe sigurisht opinionit, në çdo rast për shkak të historisë dhe traditës, Juve nuk nxirret kurrë nga kjo garë.

Allegri në mënyrë konstante ka theksuar se fillimisht duhet të kujdesën për të siguruar prezencën në Champions, një refren që e përsëriti edhe pas humbjes kundër Inter. Kaq ka mjaftuar që mediat italiane të ngrenë edhe një herë pyetjen, çfarë do të ndodhë me Allegrin në përfundim të këtij sezoni? Nuk është një sekret që drejtuesit e “Zonjës” nuk dëshirojnë të nisin një sezon të ri me një trajner që futet në vitin që i përfundon kontrata, për këtë arsye do të ulen në tavolinë me të për të kuptuar qëllimin e tij. Sipas TuttoSport, do të jetë vetë Allegri ai që do të vendos për të ardhmen e tij, nëse do të qëndrojë apo jo, ky është një vendim që i takon atij.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara