www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Arsovska: Projektet që i premtuam “Për një Shkup modern” po realizohen me dinamikë të madhe

Posted on February 6, 2024 by User User1

Është nder dhe kënaqësi e veçantë që projektet që i premtuam në programin “Për një Shkup modern” po realizohen me dinamikë të madhe. Përkundër të gjitha bllokimeve në Këshillin e Qytetit të Shkupit, arritëm të investojmë dhe të realizojmë një numër të madh të projekteve kapitale që do të ndryshojnë rrënjësisht jetën në kryeqytet.

Pikërisht një projekt i tillë është ndërtimi i bulevardit Ljubljanska, realizimi i të cilit fillon sot. Sipas projektit, bëhet fjalë për zgjidhje të re bulevardike në rrugën “Ljubljanska”, me lidhjen e një ure të re në lumin Vardar të tipit të ashtuquajtur “urë e ekstradozuar”.

Kjo zgjidhje e komunikacionit do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve të Komunës së Karposhit duke e lidhur direkt lagjen Karposh me rrugën Skupi. Një zgjidhje e tillë jo vetëm që do të shkurtojë kohën e udhëtimit, por edhe do të reduktojë ndjeshëm bllokimet e trafikut në këtë pjesë të qytetit.

Në këtë fazë, përveç zgjidhjes së bulevardit, po ndërtohet edhe një shteg i ri për biçikleta dhe këmbësorë me rregullimin e duhur përdhes, që do të thotë se ne në vazhdimësi jemi duke i realizuar projektet nga programi që ka marrë mbështetjen e shumicës së Shkupit. https://www.facebook.com/share/p/ELKRAy1fv3mV2YPo/?mibextid=oFDknk

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara