www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Taravari përçan “Aleancën për shqiptarët”

Posted on February 5, 2024February 5, 2024 by User User1

Ky koment në rrjetin social Facebook i kryetarit të partisë “Aleanca për shqiptarët”, Arben Taravari ka nxitur menjëherë përçarje brenda radhëve të kësaj force në Maqedoninë e Veriut.

Edhe pse thotë se është një reflektim personal, Taravari ka përcaktuar se partia që ai drejton të rreshtohet në zgjedhjet e parakohshme të 8 Majit në një koalicion me partitë shqiptare të opozitës, Besa, Alternativa, etj.

Por ky vendim ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të forumeve të cilat thonë se u anashkaluan.

Ziadin Sela: Nuk mblodhi kryesinë e partisë. Nuk mblodhi Kuvendin.

Me këtë vendim të Taravarit, sipas Ziadin Selës partia po bashkohet me ata që kanë dashur ta shkatërrojnë.

Ziadin Sela: Taravari kontrabandoi partinë tek ato që kanë dëshmuar se vetëm duan ta shkatërrojnë ASH-në, tek ata prej të cilëve kemi marr thika pas shpine. Ata që na kanë shkel dhe na kanë tradhtuar natyrisht që do të marrin përbuzjen dhe do tua kthejmë shpinën.

Në mbledhjen e radhës së Kuvendit të partisë, Sela thotë se do të merren masa për kreun e partisë.

Ziadin Sela: Do të vendoset para përgjegjësisë kryetari i partisë i cili ka dy muaj pa mbledhur organet e partisë.

Lëvizja e Arben Taravarit për t’iu bashkuar partive shqiptare të opozitës vjen pas shfaqjes së tij në një takim me krerët e këtyre forcave me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Prishtinë ditën që në Shkup u votua kryeministri i parë shqiptar.

Partia e tij është pjesë e qeverisë së Talat Xhaferit, ndaj dhe veprimi i Taravarit u prit me mjaft habi mes anëtarëve të partisë së tij.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara