www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kasami: Kërcënimi i Taravarit është çnjerëzor 

Posted on February 5, 2024February 5, 2024 by User User1

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami ka quajtur kërcënimin ndaj kryetari të Aleancës për Shqiptarët si veprim ç’njerëzor dhe kriminel. Në një reagim me shkrim në rrjetet sociale, Kasami poashtu ka thënë se këto janë metoda frikësimi të pushtetit që i ngjasojnë atyre ruse.
“Kërcënimi ndaj kryetarit të Aleancës për Shqiptarët z. Arben Taravari është një veprim çnjerëzor, anti evropian dhe kriminel. Të tentosh të frikësosh një kryetar partie, vetëm se ndan mendim ndryshe, do të thotë se shoqëria jonë ndodhet në një situatë tepër të rëndë të sigurisë, se sistemi i shtetit nuk funksionon dhe se demokracia është inekzistente. Gjesti i sotëm ndaj z. Taravari tregon se pushtetit aktual i ka ardhur fundi dhe për të mbajtur karriget e tyre, tejkalojnë edhe veprimet diktatoriale ruse. Me këtë veprim i dhatë edhe një forcë dhe vullnet më të madh opozitës dhe qytetarëve anti BDI që të jenë sa më aktiv dhe më 8 maj, regjimi hibrid LSDM-BDI të bjerë, kërcënuesve tu hapen dyert e burgut dhe qytetarët të lirohen nga kthetrat e diktaturës enveriste që po tenton çdo ditë e më tepër të instalohet në sistemin e shtetit. Ditët e drejtësisë po afrohen”, ka shkruar Kasami në Fejsbuk.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara