www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gjermani, thirrje stafit të kompanisë Lufthansa që sërish të hyjë në grevë!

Posted on February 5, 2024February 5, 2024 by User User1

Sindikata e punëtorëve, Verdi, i ka bërë thirrje punonjësve të administratës së kompanisë ajrore Lufthansa në Gjermani, që të mërkurën e datës 7 shkurt të hyjë në grevë. Sot në mëngjes, një zëdhënës i kësaj sindikate njoftoi se do të preken aeroportet në Frankfurt, Mynih, Hamburg, Berlin e Duseldorf të Gjermanisë.

I gjithë stafi që nuk përfshihet në fluturime, nga mirëmbajtja e deri te trajtimi i pasagjerëve dhe avionëve, janë thirrur në grevë. Mund të ketë anulime dhe vonesa të mëdha në fluturime.

Greva vjen pas negociatave të vazhdueshme për pagat e Grupit Lufthansa dhe bëhet fjalë për rreth 25 mijë punonjës të ekuipazhit tokësor në Deutsche Lufthansa, Lufthansa Technik e gjithashtu Lufthansa Cargo.

Oferta e punëdhënësve, në raundin e dytë të negociatave të 23 janarit u refuzua. Rritja e propozuar e pagave u konsiderua si shumë e ulët. Më 1 shkurt, Verdi i kërkoi stafit të sigurisë të hynte në grevë në disa aeroporte kryesore.

Greva e së enjtes së kaluar u thirr për të kërkuar rritje të pagave në shumën 2.80 euro në orë, për afro 25 mijë punonjës në firmat private të sigurisë së aviacionit. Kompanitë e refuzuan kërkesën duke e konsideruar si “shumë të shtrenjtë”. Sipas tyre, një rritje e tillë do të kushtonte 250 milion euro në vit. Bisedimet e marrëveshjeve kolektive janë planifikuar të rifillojnë nesër, më 6 shkurt.

Të premten e javës së kaluar, më 2 shkurt, stafi i shërbimit tokësor të Verdit hyri në grevë në aeroportin e Hamburgut, po ashtu me kërkesën për rritjen e pagave. Kujtojmë se në shkurt të vitit të kaluar, një grevë 24-orëshe në shtatë aeroporte gjermane kishte ndikuar në fluturimet e gati 300 mijë pasagjerëve, pasi sindikatat e punëtorëve kërkonin paga më të larta. Në Gjermani, grevat e fluturimeve ajrore janë të përsëritura. Siç dihet, edhe kushtet atmosferike të rënduara nga reshjet e dendura të borës në periudhën e dimrit, bëhen shkak për pezullim të fluturimeve.

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara