www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Tre vendet, ku lënia e bakshisheve konsiderohet fyerje

Posted on February 4, 2024February 4, 2024 by User User1

Lënia e bakshisheve është një shenjë e mirësjelljes në shumë vende të botës, një tregues që ju vlerësoni përpjekjet që ka bërë shoferi i taksisë, kamarieri ose një punonjës tjetër për t’u kujdesur për ju.

Megjithatë, ky veprim mund të jetë një “fushë e minuar” e mirësjelljes gjatë udhëtimit në disa shtete. Për ju që e urreni të paguani diçka ekstra për shërbimin në fund të faturës, ju sugjerojmë të vizitoni këto 3 shtete:

Japoni

Është një “shuplakë në fytyrë” të japësh një bakshish në Japoni, ku norma kulturore është të ndihesh shumë krenar për punën tënde. Punonjësit e mbajnë veten në një standard shumë të lartë kur ofrojnë një shërbim, prandaj sipas tyre, nuk nevojitet shpërblim për t’u ndjerë i vlerësuar. Ofrimi i një bakshishi sugjeron që ju mendoni se punëdhënësi nuk e njeh vlerën e tyre dhe se nuk i paguan mjaftueshëm.l

Kinë

Lënia e një bakshishi diku është e ndaluar në Kinë, pasi konsiderohet si ryshfet. Deri më sot, në pjesën më të madhe të vendit konsiderohet një fyerje personale për stafin e restoranteve ose hotelierët nëse u lini atyre një shpërblim. Përjashtim bëjnë guidat turistike ose shoferët e autobusëve turistikë, ku ju mund t’u jepni atyre ca para shtesë pa shkaktuar ofendime.

Korenë e Jugut

Ashtu si Japonia dhe Kina, bakshishi konsiderohet krejtësisht i pasjellshëm në Korenë e Jugut. Një përpjekje për të lënë një shpërblim mund të refuzohet.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara