www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Taravari: Ndryshimi i madh ka filluar dhe nuk ka asgjë që e ndalon forcën tuaj!

Posted on February 4, 2024 by User User1

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari është deklaruar pas qëndrimit që bëri dje për të garuar së bashku me opozitën shqiptare në zgjedhjet e 8 majit.Taravari thotë se ka marrë shumë mesazhe për mbështetje.

“Pasi bëra publik qëndrimin tim politik ku tregova se duhet sjellim Ndryshimin E Madh bashkë me opozitën shqiptare jam bërë dëshmitar i gjallë i mrekullisë së një populli!

E dija se shumë veta do ishin dakort me deklaratën time pasi unë e mora këtë vendim duke ju pasur prioritet ju dhe nevojën tuaj për Ndryshim…por prej dje dhe deri tani që shkruaj prej jush kam marrë qindra-mijëra mesazhe urimi, falenderimi, frymëzimi dhe motivimi sa reagimi juaj ka kaluar çdo pritshmëri të mundshme!

Nga ato qindra-mijëra mesazhet tuaja mbështetëse jam i Lumtur t’ju them se Ndryshimi I Madh ka filluar dhe nuk ka Asgjë që e Ndalon Forcën Tuaj!

Nga miliona zërat tuaj prej dje është ndezur Fryma e Shpresës, Fryma e Besimit, Fryma e Ndryshimit!

Martin Luther King Jr do të thoshte se në malin e dëshpërimit…ka një gur shprese…

Unë prej dje që kam parë si kurrë në jetën time politike aq shumë njerëz të duan Ndryshimin, mund të them me siguri se Shqiptarët U Bënë Mal Shprese!”, shkruajti Taravari.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara