www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kovaçevski: Të gjithë ata që ndajnë vizionin e një Maqedonie evropiane duhet të na bashkohen në zgjedhje

Posted on February 4, 2024February 4, 2024 by User User1

Kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me deklaratat e Arben Taravarit, kreu i Aleancës për Shqiptarët (ASH), në lidhje me një mundësi të bashkëpunimit me opozitën shqiptare në Maqedoni. Kovaçevski nuk dëshiron të komentojë në detaje këto ngjarje, duke e lënë përfaqësuesin e ASH-së të shpjegojë pozicionin e tyre.

Ndërkaq, Kovaçevski theksoi se oferta e partisë së tij, LSDM-së, për të bashkëngjitur të gjitha partitë dhe individët që janë “pro” integrimit europian të vendit, mbetet e vlefshme. Ai u përqendrua në rëndësinë e ndërtimit të një shoqërie të hapur dhe demokratike, ku çdo parti politike dhe individ mund të marrë vendime lirisht.

“Vlerësoj se vendi i partive politike është së pari në koalicionet që ndajnë të njëjtat vlera. Pa hyrë në atë se kush në cilin koalicion është si subjekt politik. Oferta e LSDM-së vazhdon të jetë e vlefshme për të gjitha ato parti politike, organizata joqeveritare dhe organizata të tjera dhe individë të tjerë që e ndajnë vizionin për Maqedoni evropiane të na bashkohet në zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit”, tha Kovaçevski.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara