www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kovaçevski për ngjarjet në ASH: Oferta e LSDM-së vazhdon të jetë e vlefshme

Posted on February 4, 2024February 4, 2024 by User User1

I pyetur për qëndrimin e kreut të ASH-së, Arben Taravari, i cili deklaroi se është “pro” koalicionit me opozitën shqiptare, kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski tha se nuk dëshiron t’i komentojë ngjarjet në Aleancën për Shqiptarët, përcjell TV21. Kovaçevski tha se mbetet oferta që LSDM-së t’i bashkëngjiten të gjitha partitë që janë pro integrimit europian të vendit.

“Maqedonia ka ndërtuar një shoqëri shumë demokratike në të cilën çdo parti politike dhe çdo individ mund të marrë vendimet e veta lirisht. Kujtoj se vendi i partive politike është së pari në koalicionet që ndajnë të njëjtat vlera. Oferta e LSDM-së vazhdon të jetë e vlefshme për të gjitha ato parti politike, organizata joqeveritare dhe organizata të tjera dhe individë të tjerë që ndajnë vizionin që Maqedonia evropiane të na bashkohet në zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara