www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kërcënuan kryetarin e Haraçinës – prokuroria ngre procedurë ndaj dy vëllezërve

Posted on February 4, 2024February 4, 2024 by User User1

Prokuroria Themelore Publike ka iniciuar pricedurë kundër dy vëllezërve, të cilët kohë më parë dyshohet se kishin kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme kryetarin e Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi. Siç përcjell tvklan.mk, ata ndiqen për veprën penale “rrezikimi i sigurisë” nga neni 144 i Kodit Penal.

“Të dyshuarit të moshës 42 dhe 35 vjeçare në disa raste përmes telefonit e kanë kërcënuar kryetarin e Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, duke i shkaktuar pasiguri, ankth dhe frikë. Pasi i ka denoncuar ata kanë vazhduar me kërcënime serioze për të sulmuar jetën dhe trupin e tij përmes mesazheve në Viber”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokurori publik kompetent, siç thonë nga PTHP, i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masave të kujdesit si ndalim të largimit nga vendbanimi apo vendqëndrimi, konfiskim të përkohshëm të dokumenteve të udhëtimit apo të tjera për kalimin e kufirit shtetëror, detyrim për paraqitje te organi kompetent, ndalim për hyrje në selinë e komunës së Haraçinës, si dhe ndalim për afrim dhe kontakt me kryetarin e lënduar./tvklan

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara