www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

20 vjetori i Facebook-ut – çka ka ndodhur gjatë këtyre viteve?

Posted on February 4, 2024February 4, 2024 by User User1

Ndonëse platforma Facebook shënon 20 vjetorin e themelimit, qëllimi i saj për të mundësuar komunikimin e njerëzve në internet nuk ka ndryshuar kurrë. Që nga viti 2004 rrjeti social më i njohur në botë është ridizajnuar dhjetëra herë.

Përpara krijimit të Facebook kanë ekzistuar rrjete sociale si MySpace, megjithatë platforma e Mark Zuckerberg dëshmoi se sa shpejt mund të fitonte popullaritet duke mbledhur një milionë përdorues në më pak se një vit.

Aktivitetet të cilat i ndryshonte vazhdimisht si etiketimi i miqve në fotografi, ishin veprime mjaft tërheqëse për përdoruesit e atëhershëm. Deri në vitin 2012, Facebook kishte një miliard përdorues në muaj, dhe që atëherë numri i tyre ka vazhduar të rritet.

Në fund të vitit 2023, platforma raportoi se kishte 2.11 miliardë përdorues në ditë, duke mbetur kështu rrjeti social më i popullarizuar në botë i cili ka sjellë një epokë të re të aktivitetit social, përcjell Telegrafi.

Tashmë, Facebook funksionon në kuadër të gjigantit të reklamave, Meta. Përveç të mirave që ky rrjet social i ka sjellë botës, Meta është gjobitur disa herë për keqpërdorim të të dhënave personale.

Rasti më i njohur është skandali i Cambridge Analytica në vitin 2014, ku kompania u detyrua të paguante 725 milionë dollarë për të zgjidhur çështjen ligjore.

Gjithashtu, reklamat kanë bërë që Facebook të bëhet një nga platformat kryesore për realizimin e fushatave zgjedhore, duke ndryshuar kështu edhe politikën bazë të vendeve. Madje, thuhet se gjatë Pranverës Arabe, Facebook dhe Twitter luanin rolin e koordinatorëve të protestave dhe ndihmonin në përhapjen e lajmeve për atë që po ndodhte.

Me suksesin e madh të Facebook, Zuckerberg thuhet se ka ndërtuar një perandori teknologjike të pa konkurrentë sa i përket përdoruesve dhe fuqisë. Në vitet e ardhshme, një nga prioritetet kryesore të Meta-s mbetet Inteligjenca Artificiale.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara