www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Moskë, protestë e bashkëshorteve të ushtarëve rusë, rreth 30 të arrestuar

Posted on February 3, 2024February 3, 2024 by User User1

Policia ruse arrestoi të shtunën rreth 30 persona në qendër të Moskës të cilët po merrnin pjesë në një tubim kundër mobilizimit ushtarak nga autoritetet me qëllimin për të luftuar në Ukrainë. Njoftimi u bë nga ‘OVD-Info’, një grup që monitoron respektimin e të drejtave të njeriut.

Gratë e ushtarëve rusë që po luftojnë në Ukrainë, u mbledhën pranë murit të Kremlinit për të vendosur lule në monumentin e Ushtarit të Panjohur.

Organizata bëri të ditur se shumica e të arrestuarve ishin gazetarë, duke shtuar se më vonë se disa prej tyre ishin lënë të lirë.

Po kështu një numër personash ishin arrestuar në vende të tjera po në qendër të Moskës, njoftoi ‘OVD-Info’.

Një numër në rritje grash ruse po kërkojnë kthimin nga fronti të burrave, djemve dhe vëllezërve të tyre të mobilizuar pas një dekreti të nxjerrë nga Presidenti Vladimir Putin në shtator të vitit të kaluar./ VOA

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara