www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Real Madrid nuk fshihet, i vendos kufijtë Kylian Mbappes

Posted on February 2, 2024 by User User1

ardhmja e Kylian Mbappe mbetet ende një mister i madh. PSG po bën çdo gjë të mundur për ta bindur lojtarin që të qëndrojë në Francë. Nga ana tjetër, ylli francez nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të luajtur një ditë me Realin e Madridit dhe kta të fundit kanë tentuar disa herë për ta sjellur në kryeqytetin spanjoll, sulmuesin 25 vjeçar. Sulmuesi francez, Kylian Mbappe ka marrë tashmë oferta nga Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, por ende nuk ka vendosur se ku dëshiron të luajë verën e ardhshme.Real Madridi e di se ka një kufi dhe do ta respektojë atë. Klubi mbretëror, krahas kërkimit të suksesit sportiv, vendos si objektiv prioritar mos rrezikimin e të ardhmes ekonomike të institucionit dhe ruajtjen e një rregulli minimal në dhomat e zhveshjes, pra që askush të mos jetë mbi grupin ose të paktën në një situatë që mund të prishë harmoninë e ekipit.

Këtij rregulli nuk i shpëton as Kylian Mbappe dhe askush tjetër. Këtë mund ta dëshmojnë Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos dhe shumë të tjerë. Strategjia e Real Madridit nuk ka ndryshuar dhe vazhdon të hesht nga jashtë, megjithëse brenda tashmë është folur për sulmuesin e PSG-së dhe të ardhmen e tij të mundshme. Pa qenë në gjendje të japë shifra për një ofertë të supozuar që Real Madridi mund të bëjë pasi rruga të jetë plotësisht e qartë, ajo që gazeta Marca mund të sigurojë është se Mbappe, do të marrë një ofertë të rëndësishme në të njëjtin nivel me më të mirët e Real Madridit aktual. Ai do të duhet të heqë dorë nga shumë para që merr aktualisht në PSG dhe të dijë dhe të pranojë se klubi është mbi gjithçka dhe mbi të gjithë.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara