www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Takimi me Taravarin, a po i futë “thikë” Kovaçevski BDI-së?

Posted on February 1, 2024February 1, 2024 by User User1

Kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski ka njoftuar sot në selinë e partisë ka pritur kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, shkruan TV21. Kovaçevski thotë se në takim është folur për realizimin e programit të Qeverisë dhe për dinamikën e punës në të ardhmen, por edhe për politikat që nënkuptojnë anëtarësimin e vendit në BE dhe ruajtjen e partneritetit me SHBA-në.

“Synimet tona të përbashkëta, mbi të cilat po punojmë me përkushtim si politikanë dhe partnerë koalicioni, janë vazhdimi i rrugës evropiane deri në anëtarësimin e plotë në BE dhe forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është obligim ndaj të gjithë qytetarëve dhe ndaj të ardhmes së vendit, sepse Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë përveç rrugës evropiane”, thuhet në njoftimin e Kovaçevskit.

Pas takimit janë parashtruar dilema nëse Kovaçevski duke takuar Taravarin e afruar ditëve të fundit me opozitën shqiptatre, po i “fut” thikë BDI-së, për shkak se partia nga Reçica e Vogël ka filluar të shprehë rezerva për përkrahjen e kandidatit presidencial të LSDM-së.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara