Republika e Maqedonisë së Veriut deri në orët e pasdites parashikohet të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellë, të cilat më prezente kthjellimet do të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore. Parashikohet që mbrëmja të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në zonat Veriore – Veriperëndimore por gjatë natës parashikohet që vranësirat të shtrihen në të gjithë republikën e MV por nuk priten mundësi për reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2°C minimalja deri në 12°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë paradite por deri mesatare gjatë pasdites; duke arritur shpejtësinë deri në 28 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor.
