www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

LSDM: Toshkovski pranoi se nuk mund ta zgjidhë problemin me pasaportat

Posted on February 1, 2024February 1, 2024 by User User1

LSDM kërkon nga OBRM-PDUKM që t’u kërkojë falje qytetarëve, e cila siç thonë ata i ka gënjyer dhe i ka lajthitur se për një orë do ta zgjidhë çështjen e pasaportave.

“Tashmë në ditën e parë të mandatit të tij si ministër teknik i Punëve të Brendshme të OBRM-PDUKM-së, Toshkovski ka pranuar se nuk mund ta zgjidh këtë problem.

OBRM-PDUKM-ja deri para pak ditësh thoshte se Spasovski nuk mund ta zgjidhë problemin, se MPB-ja nuk punon me të gjitha kapacitetet e saj, se do të ndërhyjë me ligj për të zgjatur vlefshmërinë e pasaportave të vjetra.

Si kanë hyrë në Qeverinë teknike, asgjë nuk vlen, nuk ka asgjë nga njoftimet e OBRM-PDUKM-së”, akuzojnë nga LSDM.

Befas, siç shton LSDM-ja, asgjë nga ligji, papritmas MPB-ja po punonte me kapacitet të plotë, papritmas nuk u zgjidh, prandaj rreshtuan, siç thonë ata, arsyetime se “nuk mund të bëjë mrekulli”, se hasi në një “mur” të Greqisë./Telegrafi/

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara