www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Burime diplomatike greke: Maqedonia e Veriut kishte kohë të mjaftueshme për ndryshimin e pasaportave, nuk ka kërkesë për vazhdimin e afatit

Posted on February 1, 2024 by User User1

Është jashtëzakonisht e vështirë për Greqinë të pranojë se në periudhë prej pesë vjetëve nuk pati mundësi për ndryshimin e pasaportave, njoftojnë burimet diplomatike greke në lidhje me dhënien e dokumenteve të reja te ne dhe shtojnë se Shkupi nuk ka kontaktuar me Athinën për vazhdimin eventual të afatit, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Burimet qeveritare nga Greqia sqarojnë se 12 shkurti është data përfundimtare për rregullimin e dokumenteve, veçanërisht të pasaportave dhe targave të veturave është afati kohor prej para pesë viteve, ndërsa Athina zyrtare pret zbatim të plotë. 

Në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina nëse ka ekzistuar komunikim dhe kërkesë nga Maqedonia e Veriut deri te Greqia për vazhdimin eventual të afatit, burimet diplomatike greke përgigjen negativisht. 

Lidhur me tre memorandumet me Maqedoninë e Veriut, burimet e njëjta sqarojnë se kanë lidhje edhe me respektimin e Marrëveshjes së Prespës dhe si ajo zbatohet, ndërsa në Parlament për ratifikimin do të miratohen në kohë adekuate të cilën do ta vendosë Qeveria greke. 

Burimet e njëjta potencojnë se Athina insiston në respektim dinjitoz dhe të reptë të Marrëveshjes së Prespës.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara