www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gjermani, pritet bllokadë e transportit ajror dhe transportit publik

Posted on January 31, 2024January 31, 2024 by User User1

Pas grevës së makinistëve, udhëtarët në Gjermani po përballen edhe me dy greva në transport këtë javë. Sindikata Verdi u bën thirrje punonjësve të sigurisë së aeroporteve të hyjnë në grevë të enjten, ndërsa për të premten u bën thirrje të punësuarve në transportin publik në mbarë vendin, gjithashtu të futen në grevë.

“Siç qëndrojnë gjërat për momentin, komunikacioni tërësisht do të ndërpritet në disa aeroporte të enjten”, kumtoi Drejtoria e Aeroportit Berlin-Brandenburg.
Sipas njohurive të deritanishme, nuk do të ketë fluturime as aterrime të aeroplanëve në aeroportet e mëdha si Frankfurti, Hamburgu, Berlini, Kelni dhe Dyseldorfi. Në grevë do të marrin pjesë kontrolluesit e fluturimit, personeli i sigurisë në kontrollin e udhëtarëve dhe shërbimi kargo dhe i aeroportit.

Sindikata e punonjësve në shërbimet publike Verdi e arsyeton grevën njëditëshe paralajmëruese me zvarritjet e deritanishme të negociatave për marrëveshjet e reja kolektive me përfaqësues të shoqatës së punëdhënësve në sigurim të komunikacionit ajror.
Para kësaj, Verdi u bëri thirrje rreth 90.000 të punësuarve në shërbimet e qytetit për transport publik për grevë njëditëshe paralajmëruese të premten. Greva e prekë transportin publik në mbi 80 qytete, përfshi edhe Berlinin.

Pardje në mëngjes, para kohës përfundoi greva e makinistëve të Hekurudhave gjermane, e cila javën e kaluar e paralizoi komunikacionin hekurudhor në Gjermani.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara