www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Elon Musk thotë se personi i parë që vendosi çipin në tru, po rikuperohet mirë

Posted on January 31, 2024January 31, 2024 by User User1

Elon Musk, themelues i kompanise Neuralink, ka deklaruar se njeriu i parë që ka vendosur një çip në tru është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka shkruar në rrjetin social X se rezultatet fillestare tregojnë “zbulim premtues të çipave të neuroneve”, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) e kishte lejuar kompaninë e Musk vitin e kaluar që të kryejë provën e parë të vendosjes së çipit kompjuterik te njeriut. Testimi i çipit ishte kryer në shtatorin e 2023-s, e nëpërmjet kësaj, Neuralink po mundohet që njeriut t’i dërgojë më tepër neurone në tru, që ato të përçojnë sinjale shtesë, përcjell koha.

Çipat e tillë konsiderohen qeliza që përdorin sinjale elektrike dhe kimike për të dërguar informacion rreth trurit dhe trupit. Nëpërmjet kësaj, kompania e Musk po synon që të mundësojë kontrollimin e mendimeve te njeriut, “shtimin” e mendimeve dhe trajtimin e personave me disa probleme specifike mendore.

Kohë më parë, Neuralink ishte gjobitur për shkelje të rregullave të Departamentit Amerikan të Transportit në lidhje me lëvizjen e materialeve të rrezikshme. Gjatë inspektimit të objekteve në kompaninë e Muskut në Teksas dhe Kaliforni, hetuesit kishin gjetur se Neuralink pati dështuar të regjistrohej si transportuese e materieve të rrezikshme. Aty ishin gjetur pako me përmbajtje të rrezikshme kimike si dhe lëngje të ndezshme.

Çka janë neuronet?

Neuronet janë pjesë të strukturës së trurit dhe janë përgjegjëse për shumicën e funksioneve të sistemit nervor. Ajo konsiderohet bazë themelore e sistemit nervor dhe përfshin dërgimin dhe marrjen e informacionit nëpër tru. Secila qelizë nervore ka sistem të veçantë dhe është e specializuar për të kryer funksione të ndryshme.

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara