www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Xhaferi në takim me Geer: Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në rrugën evropiane

Posted on January 30, 2024January 30, 2024 by User User1

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, David Geer.

Siç njoftojnë nga Qeveria, ambasadori Geer e uroi kryeministrin Xhaferi për emërimin e tij për Kryetar të Qeverisë, duke e theksuar mbështetjen e BE-së dhe Delegacionit në Shkup në vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e institucioneve në realizimin e agjendës evropiane të shtetit, me theks të veçantë në organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në mënyrë korrekte dhe demokratike.

Kryeministri Xhaferi shprehu kënaqësi që takimi i tij i parë është me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare është pikërisht me ambasadorin e BE-së në Maqedoninë e Veriut, që paraqet shenjë të qartë për kahun e lëvizjes së Qeverisë në periudhën e ardhshme”.

“Kryeministri theksoi se zgjedhjet e ardhshme janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për të ardhmen e vendit, sepse ato do të përcaktojnë rrjedhën e lëvizjes dhe progresit në periudhën e ardhshme. Kryeministri theksoi edhe se Qeveria do të vazhdojë me të njëjtën dinamikë, përkushtim dhe në kohë ti zbatojë të gjitha proceset dhe detyrimet që dalin nga negociatat e nisura të aderimit me Bashkimin Evropian në drejtim të integrimit të përshpejtuar evropian”.

Në takim theks i veçantë u vu në përkushtimin e përbashkët të Brukselit dhe Shkupit në lëvizjen e mëtejshme të suksesshme të aktiviteteve që kanë të bëjnë me Planin e rritjes të Ballkanit Perëndimor, dhe më këtë kontekst, ambasadori Geer e përshëndeti qasjen e deritanishme konstruktive të Qeverisë”, thuhet në njoftim.

Duke e falënderuar ambasadorin Geer për mbështetjen parimore të Maqedonisë së Veriut nga BE-ja në procesin e realizimit të qëllimit strategjik të shtetit – anëtarësimit në BE, kryeministri Xhaferi theksoi se Qeveria do të vazhdojë me aktivitetet për përparimin e demokracisë dhe sundimit të së drejtës, si edhe luftës kundër korrupsionit dhe përforcimit të shtetit juridik.

Nga Qeveria thonë se në takim u këmbyen edhe opinione për çështjet aktuale të gjendjes së brendshme-politike në vend dhe zgjedhjet e ardhshme. /Telegrafi/

Lajmet e fundit…

  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara