www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Xhaferi në seancën e parë të Qeverisë teknike: Para nesh është një detyrë kyçe, përgatitja dhe organizimi i zgjedhjeve të rregullta të lira, korrekte dhe demokratike

Posted on January 30, 2024January 30, 2024 by User User1

Kryeministri teknik Talat Xhaferi, në paraqitjen e tij në seancën e parë, konstituive, të Qeverisë së sapozgjedhur porositi se detyra e tyre kyçe do të jetë përgatitja dhe organizimi i zgjedhjeve të rregullta të lira, korrekte dhe demokratike në një procedurë të drejtpërdrejtë, të hapur dhe ligjore. 

Xhaferi i kumtoi pritjet nga puna e Qeverisë së re në pjesën e organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve të ardhshme dhe për realizimin e obligimeve aktuale të Qeverisë, në interes të qytetarëve, njoftoi shërbimi për media i Qeverisë.

“Para nesh është një detyrë kyçe, përgatitja dhe organizimi i zgjedhjeve të rregullta të lira, korrekte dhe demokratike në një procedurë të drejtpërdrejtë, të hapur dhe ligjore. Në detyrën tonë, ne kemi obligim të bashkëpunojmë me Kuvendin dhe Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Misionin e OSBE/ODIHR-it, por edhe me Bashkimin Evropian dhe SHBA-në, me qëllim që të sigurojmë standarde më të larta evropiane në procesin e fushatës zgjedhore dhe vetë zgjedhjet me fokus të plotë në krijimin e kushteve në të cilat qytetarët do e shprehin qartë vullnetin e tyre në zgjedhje” tha Xhaferi.

null

Shtoi se do të sigurojnë funksionimin e rregullt të institucionit, bashkëpunimin dhe gjithëpërfshirjen në punë dhe nga kjo Qeveri pres efikasitet dhe të jetë në funksion të interesave të qytetarëve, duke qenë transparente dhe llogaridhënëse.

“Pres që të gjithë anëtarët e Qeverisë të investojnë gjithë diturinë dhe përvojën e tyre dhe të punojnë me përkushtim në interes të qytetarëve dhe se të gjitha sfidat para nesh do tejkalojmë bashkë, në mënyrë transparente dhe profesionale”  porositi Xhaferi. 

Lajmet e fundit…

  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara