www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Ndryshimet klimatike”, QMK-ja paralajmëron përmbytje dhe zjarre të shumta

Posted on January 30, 2024January 30, 2024 by User User1

Ndryshimet klimatike kanë ndikuar në rritjen e numrit të zjarreve dhe vërshimeve vitin e kaluar. Nga Qendra për Menaxhim me Krizat thonë se edhe këtë vit presin përmbytje në pranverë dhe numër të madh të zjarreve në verë.

“Si Qendër për menaxhim me krizat, fatkeqësisht edhe këtë pranverë përsëri presim të ketë vërshime dhe përsëri vera do të jetë shumë e nxehtë dhe e thatë, përsëri presim numër të madh të zjarreve, për këtë arsye i përgatisim të gjitha resurset që janë të domosdoshme për zjarret”, deklaroi Stojançe Angellov, Qendra për Menaxhim me Krizat.

Nga Qendra për Ndryshime Klimaterike thonë se për tu ballafaquar me situatat e tilla, nevojiten më shumë kapacitete njerëzore, pajisje dhe bashkëpunim mes sektorëve.

“Maqedonia ka sistem për paralajmërim të hershëm, kemi të vendosur mekanizëm për mbrojtje civile dhe ai funksionon, megjithatë nevojiten kapacitete njerëzore dhe shumë më shumë pajisje dhe bashkëpunim mes sektorëve që të mund të përmirësohet gjendja”, u shpreh Bojana Stanoeska, Kryetare e Qendrës për Ndryshime Klimatike.

Ministrja e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, tha se shteti po punon për mbrojtjen e ambientit.

“Punojmë në tranzicionin e gjelbër sepse Maqedonia në Dubai nënshkroi memorandum bashkëpunimi së bashku me institucionet financiare dhe i konfirmoi ambiciet, se po vepron heqjen e qymyrit si burim energjie. Strategjia e shtetit shkon në atë drejtim, fotovoltaikë, dalëngadalë do të heqim karburantet joekologjike… ”, u shpreh Kaja Shukova, Ministre e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinorë.

Këto komente u bënë në konferencën në kuadër të projektit “Rritja e qëndrueshmërisë klimatike në nivel lokal” të zbatuar nga Qendra për Ndryshime Klimatike, të inancuar nga Qeveria suedeze. 

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara