www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

PDE do të votojë për zgjedhjen e Talat Xhaferit për Kryeministër të vendit

Posted on January 28, 2024January 28, 2024 by User User1

Partia Demokratike Evropiane përmes deputetit tonë në Kuvendin republikan Bastri Bajrami do të mbështesë zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryeminister i qeverisë që do bëjë organizimin e zgjedhjeve Presidenciale dhe Parlamentare në vend, njoftojnë nga kjo parti.


“Vlersojmë se zgjedhja e z.Xhaferi për kryeministër është rrumbullaksim i një procesi politik mbi dy dekadësh që betonon luftën për barazi politike mes bashkësive etnike si dhe duhet të ndikon në ndërtimin e kohezionit politik për të thyer paragjykimet për pozicionet udhëheqëse në shtet, që deri më
sot me fanatizëm janë ruajtur si eksluzive. Mbështetja politike për zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar në vend është një veprim historik që pavarsisht bindjeve të ndryshme politike dhe përkatësisë partiake duhet të bashkon gjithë
forcat politike shqiptare sepse aq sa mund të duket simbolike, zgjedhja e kryeministrit të parë shqiptar në vend thyen shumë bariera dhe shërben në ndërtimin e shtetit me vlera inkluzive si një nga vlerat kryesore të asaj që synojmë, pra rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian”, theksojnë nga PDE.

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara