www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dua Lipa pritet të mbajë koncert në Kroaci

Posted on January 28, 2024January 28, 2024 by User User1

Këngëtarja me famë botërore me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, do të performojë në Pula Arena më 8 dhe 9 qershor, raportojnë mediat kroate.

Siç raporton Istarski.hr, datat janë konfirmuar nga burimet por ende nuk ka konfirmim zyrtar.

Raportohet se Pula Arena këtë vit do të presë edhe disa emra të tjerë të mëdhenj të muzikës. Gjegjësisht, zyrtarisht është konfirmuar Avril Lavigne, Simple Minds dhe Lenny Kravitz, ndërsa nga burime ende jozyrtare bëhet e ditur se edhe Maneskin do të mbajë koncertin e tij në po këtë skenë.

“Nuk ka nevojë të flitet shumë për madhështinë e ardhjes së këngëtares në Kroaci”, shkruajnë mediat kroate për Duan.

Dua Lipa është autore e hiteve “New Rules”, “Levitating”, “One Kiss” dhe “Dance The Night” e publikuar së fundmi, e cili është kolona zanore e filmit të famshëm “Barbie”. 

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara