www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Departamenti i Shtetit ia aprovon Kroacisë blerjen e 8 helikopterëve dhe pajisjeve tjera – vlera gjysmë miliard dollarë

Posted on January 28, 2024January 28, 2024 by User User1

Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të helikopterëve UH-60M Black Haëk, pajisje dhe shërbime shoqëruese për Qeverinë e Kroacisë, me një çmim që vlerësohet të jetë 500 milionë dollarë.

Qeveria kroate ka kërkuar blerjen e tetë helikopterëve UH-60M Black Haëk dhe pajisje të konsiderueshme ushtarake shtesë.

“Kjo shitje e propozuar do të mbështesë politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një aleati të NATO-s që vazhdon të jetë një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe përparimin ekonomik në Europë”, tha Divizioni i Çështjeve Politiko-Ushtarake të Departamentit të Shtetit në një deklaratë, raporton REL në gjuhën kroate, transmeton Gazeta Express.

Shitja e propozuar do të rrisë kapacitetet e Kroacisë për të frenuar kërcënimet aktuale dhe të ardhshme dhe për të mbështetur operacionet e koalicionit, si dhe do të promovojë ndërveprimin me Shtetet e Bashkuara dhe forcat e tjera të NATO-s.

Sipas deklaratës, Kroacia nuk do ta ketë të vështirë të përdorë këtë pajisje me forcat e saj të armatosura.

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara