www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

OKB po heton punëtorë që dyshohet se kishin gisht në sulmin terrorist të Hamas në Izrael

Posted on January 27, 2024January 27, 2024 by User User1

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për palestinezët (UNRWA) njoftoi të premten se e ka nisur një hetim ndaj disa punonjësve të vet të dyshuar për përfshirje në sulmet e Hamasit në Izrael më 7 tetor, dhe tha se i ka prishur marrëdhëniet me ta.

“Autoritetet izraelite i kanë dhënë UNRWA-s informata rreth përfshirjes së dyshuar të disa punonjësve të UNRWA-s në sulmet e tmerrshme në Izrael më 7 tetor”, tha Philippe Lazzarini, shefi i kësaj agjencie.

Ai shtoi se për ta mbrojtur aftësinë e agjencisë për të dhënë ndihma humanitare, “kam vendosur t’ua shkëpus menjëherë kontratat këtyre anëtarëve të stafit dhe ta nis një hetim, në mënyrë që ta zbulojmë të vërtetën pa humbur kohë”.

UNRWA, e themeluar më 1949 pas luftës së parë arabo-izraelite, ofron shërbime, përfshirë shkollim, kujdes mjekësor dhe ndihma humanitare për palestinezët në Gazë, Bregun Perëndimor, Jordani, Siri dhe Liban.

UNRWA ka dhënë ndihma dhe i ka përdorur ndërtesat e veta për t’i strehuar njerëzit që ikin nga bombardimet dhe nga ofensiva tokësore e nisur nga Izraeli në Gazë pas sulmeve të 7 tetorit, gjatë të cilave Izraeli thotë se u vranë 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen 253 të tjerë.

“Këto akuza tronditëse vijnë kur mbi dy milionë njerëz në Gazë varen nga ndihmat jetike të cilat agjencia është duke i dhënë prej se nisi lufta”, tha Lazzarini.

Lufta e Izraelit e ka shkatërruar shumicën e Gazës dhe i ka vrarë më shumë se 25.000 palestinezë.

UNRWA – e cila përfitoi donacione më së shumti nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Bashkimi Evropian dhe Suedia në vitin 2022 – ka thënë vazhdimisht se është duke i humbur aftësitë për të ofruar ndihmë humanitare për njerëzit në Gazë.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara