www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

17 milionë euro do t’u kushtojnë qytetarëve zgjedhjet e majit

Posted on January 27, 2024January 27, 2024 by User User1

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski ka qenë mysafir në “10 minuta” në TV21.

 Ka bërë të ditur që zgjedhjet e dyfishta në Maqedoninë e Veriut, do të kushtojnë 17 milionë euro. Dashtevski tha se kanë kërkuar më shumë, por megjithatë edhe kjo vlerë do të jetë e mjaftueshme.

“Sa do t’u kushtojnë qytetarëve këto zgjedhje?
Pa u arsyetuar, mendoj se shuma totale duhet të jetë 17 milionë euro në kundërvlerë denarësh. Megjithatë, ato nuk janë transferuar të gjitha. Një pjesë e mjeteve për media janë transferuar për qëllim tjetër, të cilat më vonë duhet të shtohen në këtë shumë. Ato mjete duhet të jenë rreth 10 milionë, kurse të tjerash rreth 7 milionë. Ne kërkuam më shumë, megjithatë ndërkohë janë paraqitur nevoja në më shumë vende, megjithatë konsideroj se kjo vlerë do të jetë e mjaftueshme duke e pasur parasysh planin që e kemi bërë që t’i realizojmë zgjedhjet dhe marrë parasysh se këto zgjedhje janë të dyfishta – presidenciale dhe parlamentare”, tha Dashtevski.

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara