www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Publikoi faturën prej gati 110.000 euro, Nusreti shkakton zemërim në rrjet!

Posted on January 26, 2024January 26, 2024 by User User1

Së fundmi ka shkaktuar reagime postimi i ri i shefit turk Nusret në Instagram, sipas të cilit një grup klientësh në restorantin e tij në Dubai kanë paguar një faturë prej 108 mijë eurosh. Duket se ky postim i “kushtoi” shumë Nusretit pasi komentet nga ndjekësit nuk ishin aspak pozitive.

Kritikët thonë se fatura është një fyerje për turqit punëtorë që luftojnë për të përballuar inflacionin në rritje dhe një normë papunësie prej 10%. Ndërkohë, të ftuarit e paparalajmëruar që vizituan Nusr-Et Steakhouse Dubai në Four Seasons Resort të shtunën, festuan me karpacio viçi, patate të skuqura, sallatë, bakllava dhe fruta, ndër të tjera.

Ata shijuan gjithashtu mish luksoz të veshur me ar, duke përfshirë një fileto mignon 270 dollarë dhe tre biftekë 1,390 dollarë. Ata i shoqëruan vaktet e tyre me katër martini 130 dollarë, dy shishe Chateau Petrus 2009 53,900 dollarë, një shishe Petrus 2011 17,700 dollarë dhe pesë gota dyshe konjaku ekskluziv Louis XIII 7,500 dollarë.

Rikujtojmë, se restoranti SALT Bae në Nju Jork, i kuzhinierit është ‘goditur’ me katër padi nga stafi dhe klientët e pakënaqur, ku disa e akuzojnë për seksizëm. Turku që zotëron më shumë se 20 restorante në mbarë botën, tashmë do të duhet të merret edhe me drejtësinë. Salt Bae akuzohet për privim të stafit nga bakshishi, diskriminim seksual dhe racor dhe shkelje të ligjit të punës.

Gökçe, lindi aq i varfër saqë iu desh ta linte shkollën, derisa u bë i famshëm brenda natës në vitin 2017. 39-vjeçari, i cili njihet më shumë me pseudonimin e tij në internet ‘Salt Bae’, u bë i njohur nga postimi i një videoje ku shihet duke hedhur erëza në mënyrë ekstravagante në një copë bifteku. Sot, ai ka hapur mbi 22 restorante në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Greqi dhe Dubai. Megjithatë, investimi i tij më i shtrenjtë është një pallat 36 milionë paundësh, i cili është vetëm një prej pronave që ai ka në pronësi. Pallati “Macka” në lagjen Sisli të Stambollit, ka një pishinë në çati, palestër dhe një banjë.

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara