www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Konsumoni këto ushqime për një mirëqenie mendore

Posted on January 26, 2024January 26, 2024 by User User1

Kur humori jonë është i ulët është joshëse që menjëherë të drejtohemi tek ushqimet me sheqer dhe me kalori të lartë, por sipas ekspertëve të shëndetit ka zgjidhje më të mira në lidhje me ushqimin që mund të na ndihmojnë për një disponim më të mirë. Nëse arrijmë të kombinojmë zgjedhjet ushqimore me një gjumë më të mirë dhe ushtrime të rregullta fizike, ditët tona do të jenë më harmonike.

Në këtë artikull po ju tregojmë 6 ushqimet që ndihmojnë në mënyrë të menjëhershme për një mirëqenie të plotë fizike dhe mendore, shkruan Living.al.

1. Peshku

Është thënë prej kohësh se pëshku është “ushqimi i trurit” dhe ka prova bindëse që e mbështet këtë gjë. Studimet sugjerojnë se konsumi i rregullt i peshkut, zvogëlon humbjen e kujtesës që mund të vijë edhe me moshën.

2. Çokollata e zezë

E mbushur me komponime që japin ndjesi të mirë dhe me përmbajtje të lartë flavonoidesh bimore mbrojtëse, çokollata me një përmbajtje kakao prej të paktën 70%, rrit qetësinë dhe ngre humorin.

3. Veza

Vitamina D, lidhet me një humor më të mirë. Gjendet vetëm në disa burime ushqimore, por një nga më të besueshmet janë vezët.

4. Ushqimet e fermentuara

Këto ushqime, të cilat përfshijnë kos, kefir, kimchi, lakër turshi, etj., mund të përmirësojnë shëndetin e zorrëve duke ndryshuar ekuilibrin e baktereve. Në këtë mënyrë mund të ndikojnë në nivelet e hormonit të serotoninës.

5. Farat e kungullit

Janë një burim i dobishëm i aminoacidit triptotan, i cili nevojitet për prodhimin e serotoninës. Këto fara të vogla gjithashtu ofrojnë zink dhe mineralin relaksues, magnezin.

6. Kafeina Kafeina parandalon një përbërës natyral të quajtur adenozinë të bashkohet me receptorët e trurit – kjo na mban më të guximshëm dhe vigjilentë. Kafeina gjithashtu rrit lirimin e dopaminës që rrit humorin.

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara