www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Jovan Mitreski zgjedhet kryetar i Kuvendit

Posted on January 26, 2024January 26, 2024 by User User1

Kuvendi sot me 64 vota “pro” dhe 40 “kundër” e ka zgjedhur Jovan Mitreskin për kryetar të Kuvendit.

Mitreski, i cili ka qenë deri më tani koordinator i grupit të deputetëve të LSDM-së, do të jetë kryetari i Kuvendoit deri në zgjedhjen e përbërjes së re të Kuvendit pas zgjedhjeve të 8 majit dhe pasi që paraardhësi i tij Talat Xhaferi është propozuar për mandatar të qeverisë teknike, e cila duhet të zgjedhet të dielën më 28 janar.

Në debat u drejuan deputeti Martin Kostoski nga LSDM-ja, i cili dha mbështetje të plotë për Mitreskin, Nikolla Miceskin, koordinator i VMRO-DPMNE-së, i cili tha se ata nuk do të votojnë për të, Arbër Ademi i BDI-së, i cili i dha mbështetje, ndërsa foli edhe Dimitar Apasiev.

Kryetari i ri dha betimin solemn, pas së cilës, siç është paralajmëruar do të ketë pranim-dorëzim të funksionit dhe deklarata të shkurtra të Xhaferit dhe Mitreskit.

Mitreski shkurt u falënderua për mbështetjen, si dhe e falënderoi Xhaferin për menaxhimin e suksesshëm të Kuvendit së bashku me sekretaren e përgjithshme, Cvetanka Ivanova.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara