www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Presidenti serb, Vuçiç: Kosova po armatoset në mënyrë të paligjshme!

Posted on January 25, 2024January 25, 2024 by User User1

Presidenti serb Aleksander Vuçiç, akuzoi Perëndimin për armatosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe opozitën e mediat pro-opozitare në Serbi, se janë në shërbim të këtyre fuqive.

Po mendoj si të fillojnë hetime për armatosjen e të ashtuquajturës Forca e Sigurisë së Kosovës dhe atyre që po ndihmojnë në këtë armatosje, në kundërshtim me Rezolutën 1244. Dua të hetoj se kush e shkeli Kartën e Kombeve të Bashkuara e si guxuan ta bëjnë… Po mendoj si të mos e sjell vendin në pozitë të vështirë dhe njëkohësisht të ruhet e drejta ndërkombëtare.

Më herët gjatë këtij muaji, Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitjen e mundshme të raketave Javelin për Kosovën, me një vlerë 75 milion dollarë.

Kjo shitje e propozuar do të mbështeste synimet e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një partneri europian, i cili është një forcë e rëndësishme për qëndrueshmërinë politike dhe ekonomike në Europë. Shitja nuk do të ndryshojë ekuilibrin ushtarak në rajon.

Njoftimin, Vuçiç e quajti “zhgënjim të madh për Serbinë” e sulmoi mediat pro opozitare dhe opozitën në Serbi se “nuk duan t’ia dinë çfarë po i bëjnë të huajt dhe shqiptarët Serbisë”. Nga gazetarët u pyet edhe për ngjarjet e shtatorit të kaluar në Banjskë ku u u vra një efektiv i policisë së Kosovës.

Juve ju intereson si ta ndëshkoni Serbinë sepse disa serbë deshën t’i mbronin vatrat e tyre.

Kosova e ka akuzuar Serbinë për organizmin dhe armatosjen e grupit, por Beogradi mohon të jetë përfshirë. Përgjegjësinë për sulmin e mori Milan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve të Kosovës, e themeluar dhe mbështetur nga Beogradi.

Pas sulmit të 24 shtatorit, policia e Kosovës gjeti një sasi të madhe armësh në fshatin Banjskë. Presidenti serb tha se pjesëtarët e grupit kanë kryer vepra penale dhe do të përgjigjen, por shtoi:

Kur shoh për çfarë armësh flitet… ata thonë se kishte pistoleta, pushkë, raketa-hedhës dore. Epo, prisni… keni sjellë Javelin, të gjitha ilegalisht… Dhe nuk përgjigjeni. Mund ta bëni. Jeni të mëdhenj e të fuqishëm dhe keni shërbëtorët tuaj këtu (në Serbi) nga ata politikë deri te ata mediatikë.

Në dhjetor të vitit 2018, Parlamenti i Kosovës miratoi ligjin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës, një proces që zgjat 10 vjet e nuk do të zëvendësojë forcat e NATO-s që vazhdojnë të kenë rreth 5 mijë trupa paqeruajtëse në Kosovë, disa qindra prej tyre amerikanë.

Numri i trupave të NATO-s u shtua pas 24 shtatorit mes shqetësimeve të Perëndimit se Rusia mund të provojë destabilizimin e Ballkanit për të shpërqendruar vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë.

Pas sulmit, diplomatët perëndimorë u vunë në përpjekje të reja për të përshpejtuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Nga qeveria e Kosovës kërkohet të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa qeverisë së Serbisë, të përmbushë detyrimet që çojnë drejt njohjes de facto të Kosovës. Beogradi ka theksuar se nuk do të zbatojë asgjë që çon në njohjen e Kosovës.

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara