www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Hapet fond për të ndihmuar vëllain dhe motrën e 18-vjeçarit që u vra në Podujevë

Posted on January 25, 2024 by User User1

Është hapur një fond humanitar për të ndihmuar familjen e Lulzim Fejzullahut, 18-vjeçarit që vdiq ditë më parë pasi u godit me veturë dhe u rrah brutalisht nga dy të mitur në Podujevë.Lajmin e ka bërë të ditur avokati i familjes, Tomë Gashi, i cili në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar edhe të dhënat e fondit për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë.
“Fondi është hapur – ta ndihmojmë familjen e Lulzim Fejzullahut! Në foto janë të dhënat e llogarisë/fondit te hapur ne emër te Gëzim Fejzullahut, vëllait te Lulit”.Gashi tutje ka thënë se paratë që mblidhen destinohen vetëm për vëllain dhe motrën e 18-vjeçarit, të cilët siç ka njoftuar avokati, për arsye shëndetësore, nuk mund të punojnë.
Ndryshe, Lulzim Fejzullahu ka vdekur të shtunën e 20 janarit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po trajtohej pasi ishte goditur me veturë e rrahur brutalisht për vdekje nga dy të dyshuar më 14 janar.Të miturit A.A dhe E.K dyshohen për vrasje të rëndë dhe janë dërguar në paraburgim.
Ndërkohë, xhaxhai i Lulzimit për RTV Dukagjini ka rrëfyer versionin e tij se si nisi zënka dhe si u rrah brutalisht për vdekje nipi i tij.

Sipas tij, sherri në mes të Lulzim Fejzullahut dhe dy të miturve dyshohet se nisi te berberi.
Me viktimën të miturit u takuan një ditë pas zënkës, më 14 janar rreth orës 12:00 në mesditë.“Dyshohet që 18 vjeçari Lulzim Fejzullahu kishte dalë në marketin e lagjes dhe me të parë që dy persona po e përcjellin me një veturë të tipit “Golf 6″, filloi të ikë në këtë rrugë. Të njëjtit persona e goditën e veturë pikërisht para kësaj shtëpie dhe e lanë të shtrirë në tokë.”
Pas kësaj, dy të miturit dolën nga vetura.“Pasi e kanë rrëzuar me veturë, i kanë hyrë me shipka bejsbolli dy persona, njëri ka sjellë me shkelma (me këmbë) e grushta e tjetri ka sjellë me shipkë (shkop) deri në alivanosje, e kemi dërguar në spital, s’ka pasur shenja të përmirësimit, dje edhe ka ndërruar jetë në orën 15:20 pasdite”, tha Xhaxhai i 18 vjeçarit, Rrahim Fejzullahu.
Fejzullahu tregon se nipi kishte mbetur i shtrirë në tokë.“Pasi e kanë alivanosur, i kanë sjellë sa ka qenë i shtrirë, shipka (shkopinj) të bejsbollit në kokë, asnjë shenjë djali nuk e ka pasur në trup përpos në kokë. Gjakderdhje edhe për veshëve, kafkën e kokës ia kanë thyer, kafkën e krejës ia kanë thyer me stupca (shkopa)”, u shpreh Fejzullahu.

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara