www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gripi mori edhe një viktimë në Maqedoninë e Veriut

Posted on January 25, 2024January 25, 2024 by User User1

1675 raste të reja me grip ose sëmundje të ngjashme me gripin janë raportuar në vend në javën e tretë të këtij viti, që është 41,7% më shumë krahasuar me javën e kaluar, tha Instituti i Shëndetit Publik.

Krahasuar me javën e tretë të sezonit të kaluar, numri i të sëmurëve është më i lartë me 47,6%, dhe krahasuar me javën e tretë të kurbës tipike të epidemisë (modeluar nga 13 sezonet e fundit), rritja është me 32,2%.

Përsa i përket shpërndarjes së moshës, 1012 persona janë të moshës 15-64 vjeç, 256 fëmijë 5-14 vjeç, 237 fëmijë 0-4 vjeç dhe 170 janë të moshës mbi 65 vjeç. Incidenca më e lartë është regjistruar tek fëmijët e moshës 0-4 vjeç.

Të sëmurë janë raportuar : në Shkup 295, Manastir 287, Tetovë 165, Gostivar 149, Dibër 110, Kumanovë 104, ndërsa në pjesën tjetër numri i rasteve të raportuara është më i vogël se 100.

Gjatë kësaj jave është regjistruar një vdekje nga gripi. Bëhet fjalë për një person 45-vjeçar nga Negotino i cili është shtruar në KIBFS. Te personi i vdekur u konstatua prania e sëmundjeve shoqëruese (kardiovaskulare, pulmonare, diabeti, obeziteti) dhe ai nuk ishte vaksinuar me vaksinën e gripit sezonal. Te personi i vdekur është konfirmuar laboratorikisht gripi A(H1)pdm09.

Numri i përgjithshëm i rasteve të gripit/sëmundjeve të ngjashme me gripin në sezonin 2023/2024 është 5175. Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar, ka një rritje prej 22,3%, dhe krahasuar me modelin e 13 sezoneve të fundit, ka një rritje prej 34,6%.

Lajmet e fundit…

  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara