www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Xhaferi do t’i komunikojë datat e seancave për dorëheqjet dhe për zgjedhjen e qeverisë teknike

Posted on January 24, 2024January 24, 2024 by User User1

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, sot do të mbajë ad hok kooridnim, në të cilën, siç informuan nga Kuvendi, do të vërtetohen datat e sakta të seancave për dorëheqjet dhe për zgjedhjen e Qeverisë teknike. Pastaj Xhaferi, do të ketë takim joformal me përfaqësues të mediave, në të cilën siç është paralajmëruar, do të bisedohet për aktivitetet vijuese dhe të ardhshme të Kuvendit.

Aktivitetet në Kuvend, siç është paralajmëruar paraprakisht, janë si në vijim: konstatimi i dorëheqjes së kryetarit të Qeverisë (Dimitar Kovaçevski) dhe kryetarit të Kuvendit (Talat Xhaferi), zgjehdja e kryetarit të ri të Qeverisë (Jovan Mitreski), informimi i presidentit të shtetit për ndarjen e mandatit të ri kryetar i Qeverisë (Talat Xhaferi), zgjedhja e Qeverisë, ministrave, zëvendësministrave dhe zëvendësministrave plotësues, si dhe konstatimi i ndërprerjes së mandatit të deputetit dhe verifikimi i mandatit të deputetit të ri në Njësinë zgjedhore 5.

Deri të dielën në mesnatë (28 janar) vendi duhet të ketë qeverinë e tretë kalimtare të cilën do ta kryesojë Talat Xhaferi.

Deri në mesnatën e së dielës (28 janar) vendi duhet të ketë qeveri të tretë kalimtare, të cilën do ta kryesojë Xhaferi. Siç ka paralajmëruar, kryeministri Dimitar Kovaçevski nesër do të japë dorëheqje, që do të thotë dorëheqje e gjithë qeverisë. Në takimin me gazetarët, Xhaferi pritet të bëjë të ditur se kur ai do të japë dorëheqje. VMRO-DPMNE konfirmoi se pas Komitetit ekzekutiv të partisë sonte do t’i shpallë emrat e ministrave teknikë të Punëve të Brendshme, Punës dhe Politikës Sociale dhe ministrat plotësues të Financave, Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe të Bujqësisë.

Zgjedhjet parlamentare, paraprakisht informuan se në seancën e re parlamentare të caktuar për të premten, do të konstatohen dorëheqjet e Kovaçevskit dhe Xhaferit dhe se më pas do të bëhet zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit, Jovan Mitreski nga LSDM-ja.

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara