www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

MPPS: Mbështetja financiare për kategoritë vulnerabël të qytetarëve është në llogaritë e tyre

Posted on January 24, 2024January 24, 2024 by User User1

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka njoftuar se ndihma financiare për muajin janar, në përputhje me Ligjin për mbështetje financiare, është paguar për grupet e caktuara të shfrytëzuesve. Në këtë grup përfshihen shfrytëzuesit e shtesës së veçantë, ata që kanë të drejtë në kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar, si dhe prindër të vetëm që janë regjistruar si pjesë e ndihmës minimale të garantuar. Po ashtu, përfshihen shfrytëzuesit e së drejtës në pension me një shumë deri në 19.000 denarë.

Mbështetja financiare për këto kategori të përcaktuara nga ligji është 2.000 denarë në muaj për një periudhë pesë mujore, e cila filloi të paguhet nga dhjetori 2023.

Për shfrytëzuesit e së drejtës në pension, shuma e ndihmës financiare ndryshon në varësi të të ardhurave mujore:

3.000 denarë në muaj për ata me të ardhura nën 14.000 denarë në muaj.
2.000 denarë në muaj për ata me të ardhura nga 14.001 deri në 16.000 denarë në muaj.
1.500 denarë në muaj për ata me të ardhura nga 16.001 deri në 19.000 denarë në muaj.
Ky pagesë e mbështetjes financiare realizohet automatikisht nga evidenca e qendrave për punë sociale dhe Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut.

Në rast se disa qytetarë nuk kanë marrë mbështetje financiare, ata mund të paraqesin kundërshtim në komisionin për vendosjen e kundërshtimeve për mbështetje financiare në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale brenda tetë ditësh nga data e pagesës. Komisioni do të vendosë për kundërshtimet brenda 15 ditëve nga paraqitja e tyre.

Për paraqitjen e kundërshtimeve, qytetarët mund të përdorin adresën elektronike: ompravori@mtsp.gov.mk ose t’i dorëzojnë në arkivën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, me shënimin “Komisionit për vendosje për kundërshtime për mbështetje financiare”.

Lajmet e fundit…

  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara