www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

I riu shqiptar humb jetën në një aksident në qendër të Athinës

Posted on January 24, 2024January 24, 2024 by User User1

Një aksident tragjik është shënuar gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës në sheshin Omonia të Athinës, ku humbën jetën dy të rinj të cilët udhëtonin me një motoçikletë.

Aksidenti ndodhi në orën 05:05 minuta dhe në vendin që po kalonte motoçikleta e të rinjve nuk kishte trafik, çka i lejonte atyre të ecnin me shpejtësi mbi normat e lejuara në zonë të banuar.

Kristi Manthio me origjinë shqiptare rreth 24-vjeçar dhe Manolis Sarandis 25-vjeçar, humbën jetën si pasojë e aksidentit.
Policia thotë se motoçikleta e dy të rinjve humbi kontrollin dhe u rrëzuan duke u përplasur me një autoveturë e markës “Fiat”, drejtuesi i së cilës pësoi dëmtime të lehta.

Dy të rinjtë u dërguan në spitalin KAT të Athinës por mjekët nuk mundën të bëni asgjë për ti shpëtuar.

Vlen të përmendët se dy të rinjtë nuk kishin vendosur kaskat mbrojtëse në momentin e aksidentit.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara